Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla gjatë vizitës sot në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ka ngatërruar stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
"-Mirëmëngjesi kryetar.
-Jo nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.
-Ahh, më falni", u shpreh Gërvalla, derisa Boletini ia bën me dije se kryetari Ilir Peci ndodhet brenda.