Në Ditën e Flamurit, ministrja Gërvalla kujton presidentin Rugova: Përulemi me respekt para figurës së tij

Aktuale

Në Ditën e Flamurit, ministrja Gërvalla kujton presidentin Rugova: Përulemi me respekt para figurës së tij

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 18:11
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Ditën e Flamurit ka shprehur respekt të thellë për ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

E ndër të tjera, ajo kujton edhe fjalët e tij “liri, pavarësi, demokraci”, që sipas saj janë fjalë që mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen.

“Në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët anembanë botës, përkujtojmë Presidentin Rugova me krenari dhe mirënjohje të përjetshme”, shkroi Gërvalla.

Postimi i plotë

Në Ditën e Flamurit, përulemi me respekt të thellë para figurës së Presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova, një nga udhëheqësit më të shquar të kombit shqiptar.

"Liri, Pavarësi, Demokraci" – këto parime madhështore, të cilat ai i mishëroi me tërë qenien e tij, mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen. Republika e Kosovës, ky atdhe i shenjtë, ku të gjithë qytetarët e tij më në fund jetojnë dhe marrin frymë të lirë, nuk mund të kuptohet pa vizionin dhe trashëgiminë e tij të ndritur.

Në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët anembanë botës, përkujtojmë Presidentin Rugova me krenari dhe mirënjohje të përjetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat