Hyseni: LDK-ja ka një plan qeverisës në të cilin punuan mbi 200 ekspertë

Aktuale

Hyseni: LDK-ja ka një plan qeverisës në të cilin punuan mbi 200 ekspertë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 18:28
Zyrtari i lartë i LDK-së, Ekrem Hyseni

Zyrtari i lartë i LDK-së, Ekrem Hyseni në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës është gati për fushatë dhe për zgjedhje.

Ai tha se kjo parti ka një plan qeverisës në të cilin sipas tij, kanë punuar mbi 200 ekspertë dhe i cili siç u shpreh, premton një qeverisje të mirë.

“LDK-ja në këtë pjesë të parafushatës është gati, është gati edhe për zgjedhje edhe për fushatë, është gati sepse ka një plan qeverisës në të cilin është punuar shumë dhe ky plan qeverisës katërvjeçar për të cilin kanë punuar mbi 200 ekspertë të LDK-së dhe jashtë LDK-së”.

“E ka bërë një program i cili është program i detajuar për secilën fushë dhe që premton një qeverisje të mirë, një qeverisje me projekte strategjike, me projekte të cilat vërtetë mund të bëjnë zhvillim, mund të kenë ndikim afatgjatë dhe jam shumë sigurt se do të dalë i suksesshëm”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat