Atmosfera kuqezi e festës së madhe të 28 Nëntorit po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Objekti i Kuvendit të Kosovës ka marrë ndriçim me flamurin kombëtar, në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes së UÇK-së në skenë dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Ndryshe, gjatë gjithë ditës në sheshet e kryeqytetit ka pasur atmosferë festive me qytetarë të shumtë që kanë shënuar këtë ditë të madhe historike.
28 nëntori nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, por radhitet në mesin e festave përkujtimore si festë e shqiptarëve.