Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga festimet e 28 Nëntorit që u mbajtën sot në Vlorë.
I shoqëruar nga presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.
“VLORËN edhe VLORËN, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr…”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Në Vlorë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
I pranishëm në ceremoni sot ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.