Paralajmëron stërnipi i Hajredin Bej Cakranit: Padi për të gjitha televizionet që transmetojnë filmin ’Nëntori i dytë’’

Aktuale

Paralajmëron stërnipi i Hajredin Bej Cakranit: Padi për të gjitha televizionet që transmetojnë filmin ’Nëntori i dytë’’

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 23:54
Kujtim Cakrani

Kujtim Cakrani, stërnipi i Hajredin Bej Cakranit në një intervistë për emisionin “Info Nata” ka thënë iu ka bërë kërkesë të gjitha televizioneve që të mos transmetohet filmi “Nëntori i dytë”.

Kjo pasi sipas tij në këtë film ka shumë pasaktësi dhe po prish të gjithë strukturën historike të shqiptarëve.

Tutje, ai ka përmendur edhe padi për televizionet që e transmetojnë këtë film.

“Unë ia kam bërë kërkesë të gjitha televizioneve të Kosovë  për filmin ‘Nëntori i dytë’ sepse është një film i bërë në kohën e komunizmit, i luajtur në kohën e komunizmit që ka transformuar komplet historinë e Pavarësisë së Shqipërisë. Atje e kanë të pasaktë që nga moment që Ismail Qemaili ka mbërritur në Durrës deri në momentin që ka ardhur në Vlorë… Unë i kam bërë kërkesë jo vetëm mediave të Kosovës, por edhe Shqiptare….pasi ky film nuk duhet që të transmetohet më pasi po prish të gjithë  strukturën historike të kombit tonë dhe brezi i ri mëson këto gënjeshtra mbi Pavarësinë e Shqipërisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat