Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka theksuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, është kandidati i vetëm i pranueshëm për postin e kryeministrit në çdo koalicion të ardhshëm qeverisës.
Ky qëndrim u dha në Debat Plus nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila e cilësoi si kusht të pakontestueshëm të LDK-së.
Gjithashtu, Lushaku-Sadriu ka theksuar se LDK-ja ka një platformë politike të bazuar në vlera ideologjike dhe se partnerët e ardhshëm të koalicionit do të jenë ata që i përshtaten programit të saj qeverisës.
“LDK-ja ka platformë e vet politike, të bazuar mbi vlere ideologjike edhe bën me të gjithë partnerët, të cilët i adaptohen programit tonë qeverisës. Dhe kushti i jonë i pakontestueshëm është që, kryeministër ka me qenë Lumir Abdixhiku. Sepse edhe e ka kaluara ka treguar se kur nuk kemi udhe qeverinë, s’kemi arrit qëllimet e duhura. Këto është shumë qartë, partnerë do të jenë ata që i bashkëngjiten qeverisjes së Abdixhikut në programimin tonë…”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Ndërkaq, nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri i theksoi se LDK-ja dhe kryetari i saj, Abdixhiku aktualisht po ndërton një “koalicion me qytetarët”.
“Lumir Abxhiku si i nominuar i LDK-së për kryeministër, i cili ka dal më 19 nëntor të vitit të kaluar, tash është duke ndërtuar koalicion me qytetarët. Krej opsionet tjera i ka lënë anash, i ka guajt, nuk janë opsione te na. Na jena tu e ndërtuar besim politik me qytetarët. Ku kena qenë gabim kemi qenë”, ka thënë Haziri.