Policia rrit masat e sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkallë vendi

Aktuale

Policia rrit masat e sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkallë vendi

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës njofton se ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

Në kumtesën për media theksohet se me planifikimet e parapara, do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

Më tej bëhet e ditur se me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente, policia do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.

Qëllimi i operacioneve policore, sipas PK-së, do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.

Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me të informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat