Detyrimi 208 mijë euro për Shalën, Osaj: Shumë e madhe që s’është në proporcion me dëmin që është shkaktuar

Aktuale

Detyrimi 208 mijë euro për Shalën, Osaj: Shumë e madhe që s’është në proporcion me dëmin që është shkaktuar

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 19:41
Pjetër Shala

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh.

Por, këtë shumë e konsideron të madhe dhe të pambulueshme avokati Kadri Osaj.

Sipas tij, është një shumë e madhe që nuk është në proporcion me dëmin që është shkaktuar dhe me standardin jetësor në Kosovë.

Kemi dënime të lehta trupore , kemi dënime të rënda trupore dhe kemi paaftësi të përkohshme dhe të përhershme në propercion me dëmin dhe në bazë të ekspertizës përcaktohet shuma. Kështu që janë tetë persona në qoftë se kemi të bëjmë me lëndime të lehta trupore atëherë është një shumë e madhe që nuk është në proporcion me dëmin që është shkaktuar dhe me standardin jetësor këtu në Kosovë. Konsideroj që një shumë e tillë është shumë e madhe është e pambulueshme edhe prej palës ku është përcaktuar kjo shumë. Në rastet kur personi i cili duhet të zhdëmtoj, ka një ligj këtu te ne për kompenzimin e viktimave, për dëmet që janë shkaktuar, por kjo është e paraparë për dëmet që kanë ndodhur në Kosovë dhe që përfshihen në juridiksionin e gjykatave të Kosovës. Sipas këtij ligjit nëse pala vetë nuk ka mundësi me e kompenzu shumat në krahasim me shumën që është vendos janë simbolike 3-4 mijë deri në 10 mijë maximum”, tha ai.

Ndërkaq, Shala ishte dënuar me 18 vjet burgim më 16 korrik nga Gjykata e Specializuar për krime lufte e Kosovës, me seli në Hagë. Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave, dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat