Ujësjellësi “Mitrovica”: Është ndërprerë furnizimi me ujë, shkak shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit

Aktuale

Ujësjellësi “Mitrovica”: Është ndërprerë furnizimi me ujë, shkak shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 21:34
Objekti i Kompanise Rajonale te Ujesjellesit "Mitrovica". Foto: Faceboo, KRUM

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit.

Në një njoftim në Facebook, KRUM shton se nga ky kanal furnizohen me ujë të pa përpunuar.

“Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

Kanaliti Ibër Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat