Në Zubin Potok pati shpërthim, konfirmohet nga Njësia e Deminimit të Policisë së Kosovës
Burime të mediave brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar se në Zubin Potok ka pasë një shpërthim.
Kallxo merr vesh nga burime të saj se Njësitë e Deminimit të Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka pasë një shpërthim që ka hedhur në erë një pjesë të murit, aty ku kalon uji dhe furnizohen ujësjellsi i Ibër Lepencit dhe KEK-u.
Kjo është konfirmuar pasi ekipet e Njësisë së Deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.