“Sulm puro terrorist”, Gjinovci reagon ashpër pas shpërthimit në Zubin Potok – jep mesazhin e fortë

Aktuale

“Sulm puro terrorist”, Gjinovci reagon ashpër pas shpërthimit në Zubin Potok – jep mesazhin e fortë

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 21:52
Rron Gjinovci

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut, nga i cili është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepenci.

E për këtë ngjarje ka reaguar Rron Gjinovci.

Ai në një postim në Facebook tha se ky është një sulm terrorist, derisa tha se kjo është vazhdimësi e krimeve kundër njerëzimit e Serbisë.

“Serbia nuk kupton gjuhë tjetër veç gjuhën e forcës. Na duhen ma shumë drona, ma shumë anti tanke, ma shumë kundërajrore”, shkroi ndër të tjera Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sulm puro terrorist sulmi me dinamit në kanalet e Ibër-Lepencit. Sulm që synon me i lanë qytetarët pa ujë. Sulm si vazhdimësi e krimeve kundër njerëzimit e Serbisë. Serbia nuk kupton gjuhë tjetër veç gjuhën e forcës. Na duhen ma shumë drona, ma shumë anti tanke, ma shumë kundërajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat