Thirrja e Ramadanit: Qeveria t’i kërkojë ndihmë amerikanëve dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e situatës

Aktuale

Thirrja e Ramadanit: Qeveria t’i kërkojë ndihmë amerikanëve dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e situatës

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:39
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë sot se Kosova duhet që zyrtarisht të kërkojë ndihmën e prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë, pas shpërthimit në kanalet e lumit Ibër.

Kjo pasi sipas tij, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

“Qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.

Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior.Sepse, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat