Ambasadori i BE-së dënon shpërthimin në Zubin Potok

Aktuale

Ambasadori i BE-së dënon shpërthimin në Zubin Potok

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 23:45
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Ai ka thë në se ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë”.

“Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në platformën  X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat