Vjen reagimi edhe nga ambasadori britanik: Incidenti i rëndë në Zubin Potok duhet të hetohet sa më shpejt

Aktuale

Vjen reagimi edhe nga ambasadori britanik: Incidenti i rëndë në Zubin Potok duhet të hetohet sa më shpejt

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 23:46
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Jonathan Hargreaves, ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit është një incident serioz.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se duhet të hetohet shpejt ky sulm dhe çdo sulm i tillë që është në dëm të infrastrukturës kritike.

“Incidenti i rëndë në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës”.

“Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike”, ka thënë Hargreaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat