Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sonte ndodhi shpërthimi në në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Makineri të rënda janë vendosur në vend të ngjarjes për ta sanuar dëmin.
Zona është bllokuar nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës, të KEK-ut, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë.