Melisa Haradinaj deklarohet për sulmin në veri

Aktuale

Melisa Haradinaj deklarohet për sulmin në veri

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 00:40
Ish-ministrja e Jashtme Melisa Haradinaj

Ish-ministrja e Jashtme Melisa Haradinaj ka deklaruar se sulmi ndaj infrastrukturës në veri në stilin e presidentit rus Vladimir Putin dëshmon armiqësinë e përtërirë të Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo në një postim në rrjetin X ka thënë se në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri (Albin Kurti) sapo deklaroi se sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në veri u krye nga profesionistë, që - beson qeveria – ishin bandat e (presidentit të Serbisë) Aleksandar Vuçiq.

“Sulmi i sotëm nëstilin e (presidentit rus Vladimir) Putin në infrastrukturën jetësore të Kosovës në veriun e saj është një prelud për armiqësinë e përtërirë të Serbisë kundër Kosovës, pikërisht në mes të periudhës së tranzicionit të pushtetit në SHBA.

E lumtur që ambasadat e Perëndimit ishin të qarta, të bashkuara dhe të shpejta në reagim”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat