Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim nëse kanë informacione rreth sulmit në kanalin e Ibër Lepenc

Aktuale

Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim nëse kanë informacione rreth sulmit në kanalin e Ibër Lepenc

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 01:02
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar që qytetarët ta lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion për sulmin që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një njoftim për media theksohet se kanë kërkuar ndihmën edhe të komunitetit ndërkombëtar për sulmin në fjalë.

“Policia e Kosovës do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës për dëmtimin e furnizimit me ujë të vendit, të furnizimit të termocentraleve e të Zubin Potokut, e që mund të dëmtojë qytetarët”.

“Nëse qytetarët kanë ndonjë informacion apo dinë diçka, iu lutemi të lajmërojnë në stacionin më të afërt të Policisë ose në mënyrë anonime duke përdorur numrat kontaktues: 192, 080019999, 038 550 999 dhe në [email protected], thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat