Gërvalla tregon nga ku u kopjua sulmi në Zubin Potok, ja thirrja për ndërkombëtarët

Aktuale

Gërvalla tregon nga ku u kopjua sulmi në Zubin Potok, ja thirrja për ndërkombëtarët

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 07:30
Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit është një shembull tjetër i agresionit terrorist kundër demokracisë së Kosovës.

Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se sulmi i mbrëmjes së 29 Nëntorit është në linjë me atë Banjskës së vitit 2023, siç thotë ajo ishte koordinuar, trajnuar dhe financuar nga Serbia.

“Sulmi i ri është kopjuar nga libri i sulmeve ruse kundër infrastrukturës kryesore në Ukrainë”.

“Ne kërkojmë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që menjëherë të ndalojë organizimin dhe nxitjen e konfliktit në rajon”, ka thënë Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat