Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas postimeve për shpërthimin në Zubin Potok.
Gjinovci përmes një status në Facebook, thotë se disa “gazetarë” dhe eksponenti i dyshimtë i shoqërisë civile, kanë ndryshuar “kontekstin” e statusave pasi amerikanët i kanë dalë në mbështetje Qeverisë.
Sipas tij, ata pas reagimit të amerikanëve ata kanë thënë të kundërtën e asaj çfarë kanë thënë më herët.
Gjinovci madje i quan “të flliqtë”.
Postimi i plotë:
Jon ngulë flliqt do "gazetarë" dhe eksponenti i dyshimtë i shoqnisë civile, se dulën amerikanët në mbështetje të Qeverisë. Tash nisën me ju dhanë "kontekst" statusave, dmth me thanë të kundërtën e çka thanë ma heret. Phu sa t'flliqt.