Rrahmani për shpërthimin në Zubin Potok: Akt terriorist, duhet ndëshkim i menjëhershëm

Aktuale

Rrahmani për shpërthimin në Zubin Potok: Akt terriorist, duhet ndëshkim i menjëhershëm

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 08:06
Eman Rrahmani

Deputeti, Eman Rrahmani ka reaguar për sulmin në Ibër Lepenc, të ndodhur dje në Zubin Potok, teksa e ka quajtur “akt kriminal”.

Rrahmani theksoi se autorët gjegjës duhet marrin ndëshkimin e menjëhershëm nga autoritetet e Kosovës.

“Akti terrorist i ndodhur sot në veri të Kosovës, duhet të marrë ndëshkimin e plotë dhe të menjëhershëm nga autoritet e Republikës së Kosovës.

Mbështetje të plotë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për ofrimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Rrahmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat