Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit kishte thënë se sulmet në veri janë rezultat i politikës së gabuar së LVV-së dhe Qeverisë.
Batusha përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Haradinaj po thotë se “qasja më e mirë është, mirë është me e prit Radoicicin në zyre, me dal si kauboja në kafiteritë e Prishtinës me pi raki, me shku në fundjavë në ndonjërën nga pronat e tij në veri që me bo qejf, po disi me bisedu edhe për naj biznes patriotik. Ndërkohë me i thanë “Rado, ti m’bone mu kryeministër në Prishtinë, e unë ty po të boj kryeministër në veri” “.
Tutje, sipas deputetit të gjitha të përmendura më lartë janë sipas kësaj qenie politike më të pa logjikshme që ka momentalisht politika në Koosvë.
Shkrimi i plotë:
Pra, ky po na thot që qasja më e mirë është me e prit Radoicicin në zyre, me dal si kauboja në kafiteritë e Prishtinës me pi raki, me shku në fundjavë në ndonjërën nga pronat e tij në veri që me bo qejf, po disi me bisedu edhe për naj biznes patriotik. Ndërkohë me i thanë “Rado, ti m’bone mu kryeministër në Prishtinë, e unë ty po të boj kryeministër në veri” Krejt këto sipas kësaj qenie politike më të pallogjikshme që ka momentalisht politika në Kosovë, janë për të mirën e Kosovës.