Kryetari i Obiliqit dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi beson se LDK-ja do të dal fituese në këto zgjedhje, prandaj edhe vlerëson se Obiliqi do të shënojë progres në shumë fusha.
“Në komunën tonë është një transformim mund të them 100 për qind sa i përket çështjes zhvillimore, janë realizuar shumë projekte që janë në të mirë të komunitetit. Tani Obiliqi është krejt ndryshe për dallim nga e kaluara. Është mandati im i tretë edhe vazhdojmë të punojmë bashkë me qytetarët”, tha ai.
Ai beson se LDK-ja do të dal subjekti i parë në këto zgjedhje.
“Një ndër takimet për ndryshimin ka qenë edhe në Obiliq. Është interesim i madh i qytetarëve për ndryshimin. Unë e shoh LDK- në që do të jetë subjekti i parë në këto zgjedhje dhe garojmë te jemi të parët”, thotë Gashi.
Obiliqi, sipas tij do të jetë pjesë e ndryshimit, pasi ai konsideron se LDK-ja është i vetmi subjekt që ka paraqitur një program të kompletuar.
“Në Obiliq ka pasur interesim të madh të njerëzve që të marrin pjesë në shpalosjen e programit nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe besoj që Obiliqi do të jetë pjesë e ndryshimit. LDK është i vetmi subjekt që ka paraqitur një program të kompletuar. Gjithsej janë 120 projekte që do të implementohen në 4 vjeçarin e qeverisjes së LDK-së në krye me Lumir Abdixhikun”, ka thënë Gashi.
Ai thekson për Eo se Obiliqi ka nevojë të investohet në aspektin ambiental. Prandaj, ai thotë se kjo e bënë që të marr obligime në këtë drejtim.
“Unë do të jem në shërbim të qytetarëve dhe besoj që me ardhjen e LDK-ë në pushtet do të ketë shumë çështje në të mirë të qytetarëve për shkak të programit që ka LDK-ja. Obiliqi ka nevojë të investohet në aspektin ambiental dhe kjo më bënë të marr obligime në këtë drejtim”.
“Po LDK- ja do ta mund LVV, në këto zgjedhje. Duke i parë zhvillimet që janë duke ndodhur ne Kosovë, zhgënjimin me qeverisjen aktuale prandaj një listë që është duke e përpiluar LDK e që është shpresëdhënëse kjo na bënë që të ndihemi mirë dhe të besojmë në fitoren e LDK duke e parë edhe mbështetja që po vjen nga qytetaret e Kosovës”, ka thënë Gashi.