Zhvillimet në veri, Izmaku: Siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politikë

Aktuale

Zhvillimet në veri, Izmaku: Siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politikë

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 09:04
Xhevahire Izmaku

Anëtarja e Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, njëherësh kandidate për deputete e kësaj partie, Xhevahire Izmaku, ka thënë se çdo sulm ndaj sigurisë së qytetarëve është i dënueshëm por që sipas saj nuk mund të mbyllen sytë ndaj kohës dhe rrethanave të këtij akti.

Izmaku ka thënë se siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politikë.

“Çdo sulm ndaj sigurisë së qytetarëve është i dënueshëm dhe i papranueshëm. Megjithatë, nuk mund të mbyllim sytë ndaj kohës dhe rrethanave të këtij akti.

Përgjegjësit e vërtetë duhet të identifikohen sa më parë, në mënyrë që kjo ngjarje të mos shërbejë si mjet manipulimi në prag të zgjedhjeve.

Siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politik”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat