Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, mediat serbe raportojnë për tre të arrestuar në veri

Aktuale

Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, mediat serbe raportojnë për tre të arrestuar në veri

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 10:48
Dëmi nga shpërthimi në Ibër Lepenc

Policia e Kosovës raportohet se është duke e zhvilluar një aksion bastisjesh në tri komuna në veri të Kosovës. Raportohet edhe për disa persona të arrestuar.

Media serbe “Nova” raporton se kërkimet janë duke u zhvilluar në disa lokacione në Zubin Potok. Ky medium thotë se të paktën tre persona u arrestuan.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin, por ende nuk ka deklaruar se i njëjti ka lidhje me shpërthimin e mbrëmshëm.

Media  ka kontaktuar që nga mëngjesi Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim për këto pretendime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat