Eksperti zbulon 5 hapat që duhet të ndërmerren pas sulmeve me bomba në veri të Kosovës

Aktuale

Eksperti zbulon 5 hapat që duhet të ndërmerren pas sulmeve me bomba në veri të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 11:07
Bedri Elezi

Situata e krijuar në veriun e Kosovës pas sulmeve me bomba, përfshirë shpërthimin në kanalin "Ibër Lepenc", kërkon veprime të menjëhershme dhe të koordinuara nga institucionet e sigurisë.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka rekomanduar pesë hapa për ta trajtuar situatën aktuale.

Sipas tij, këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plote në Facebook:

Situata e krijuar ditëve të fundit në Republikën e Kosovës, si rezultat i disa sulmeve me bomba në veriun e Mitrovicës e posaçërisht shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi në kanalin e "Ibër Lepencit", kërkon veprime konkrete të institucioneve shtetrore e veçanërisht institucioneve të sigurisë si janë:

1.Urgjentisht duhet mblidhet Këshilli i Sigurise së Kosovës, i cili do të trajtojë situatën e sigurisë.

2.Policia e Kosovës, të kalojë nga realizimi i planëve operative standarde në plane operative emergjente

3.Të realizohet takime urgjente me partneret e Kosovës e posaçërisht me SHBA dhe NATO, për të koordinuar veprimet në vijm.

4.Agjencia e Kosovës për Intelegjecë të trajtojë me urgjencë paralajmrimet e para disa ditëve nga grupe kriminale serbe me mbishkrime si "Kthehem për Krishtlinjde"

5.KEDS, të zbatojë kontratën për furnizim me energji elektrike, pavarësisht nëse kemi probleme në prodhim apo raste si ky rasti i fundit të shpërthimeve në kanalin e ujit të "Ibër Lepenc".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat