Spiropali dënon sulmin në Zubin Potok: Akte terroriste! Frymëzuesit dhe shkaktarët meritojnë ndëshkimin e merituar

Aktuale

Spiropali dënon sulmin në Zubin Potok: Akte terroriste! Frymëzuesit dhe shkaktarët meritojnë ndëshkimin e merituar

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 11:33
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dënoi sulmin e një nate më parë në Zubin Potok, ku mbeti i dëmtuar kanali i Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Ndërsa i cilëson akte terrotiste, ajo shprehet se frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët meritojnë ndëshkimin e merituar.

“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.

Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.

Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, shkruan Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat