Pas sulmit të mbrëmshëm në veri, në lumin e Ibër Lepencit, në vend ngjarje ka shkrur sot kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ata po e shohin nga afër gjendjen pas sulmit.
Kujtojmë, se Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Në veri, nga afër po e monitorojnë situatën Policia, KFORI dhe EULEX.