​Shefi i AKI-së viziton veriun

Aktuale

​Shefi i AKI-së viziton veriun

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 11:56
Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti po monitorojnë për së afërmi situatën në Varage të Zubin Potokut.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it. 

Ndërkohë, pjesëtarë të KFOR-it hungarez, të EULEX-it, karabinierë italianë, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë duke monitoruar për së afërmi situatën në Varage të Zubin Potokut.

Gjendja këtu paraqitet e qetë dhe më stabile, pas riparimit të tubave të ujit.

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi.

Kjo u bë pasi gjatë ditëve të fundit pati disa incidente.

Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit.

Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë", tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat