Sulmi në Ibër-Lepenc, PE: Mbështesim institucionet e Kosovës

Aktuale

Sulmi në Ibër-Lepenc, PE: Mbështesim institucionet e Kosovës

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 13:25
Davor Stier

Parlamenti Evropian ka dënuar sulmin i cili ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, përkatësisht infrastrukturën kritike në Kosovë.

“Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e përgjegjësive të përgjegjësve për këtë sulm kriminal”, thuhet në komunikatën të cilën në emër të PE-së e kanë nënshkruar Davor Stier kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për raporte me Kosovën si dhe Riho Terras, raportuesi për Kosovën në këtë institucion.

Mbështetje Kosovës i kanë edhe SHBA dhe vendet evropiane.

Kurse, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se "Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat