Sulmi i mbrëmshëm në veri, dënohet edhe nga ministria e Jashtme e Francës

Aktuale

Sulmi i mbrëmshëm në veri, dënohet edhe nga ministria e Jashtme e Francës

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Francës ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku u dëmtua infrastruktura kritike e vendit.

Përmes një njoftimi në faqen e kësaj ministrie, thuhet se Franca shpreh solidaritet me Kosovën, ndërsa shpreh edhe gatishmëri për të ofruar ndihmë.

“Franca dënon sulmin në një infrastrukturë kritike në Kosovë që ndodhi të premten në mbrëmje. Ky sulm mund të kishte pasoja të konsiderueshme, veçanërisht në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Franca kërkon që të hidhet dritë mbi këtë sulm e autorët e aktit të dalin para drejtësisë.

“Franca mirëpret reagimin e shpejtë dhe efektiv të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe koordinimin e mirë ndërmjet këtyre misioneve ndërkombëtare dhe Kosovës”.

Gjatë ditës, këtë akt kriminal e ka dënuar edhe ambasada e Francës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat