Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka reaguar pas shpërthimit në Ibër Lepenc.
Ai në një postim në Facebook tha se të ndalohen aksioneve terroriste, derisa tha se fajtorët të përgjigjen.
Krahas kësaj, Cani tha se këso qëndrimi duhet të kenë të gjithë ndërkombëtarët, përfshirë edhe partitë politike.
Po ashtu, gazetari potencoi se Serbia dhe Vuçiqi duhet të sanksionohen.
“Qeveria serbe gjendet nën presion të madh, ndaj me siguri që mund të ketë provokime për të zhvendosur vëmendjen. Por Kosova nuk guxon në asnjë mënyrë të bëhet prapë viktimë e Vuçiqit dhe qarqeve kriminale, kudoqofshin ato!
Duhet të ndërpriten të gjitha rrugët e armatimeve ilegale. Serbia dhe Vuçiqi duhet të sanksionohen nëse janë fajtorë. BE dhe SHBA duhet të pozicionohen qartë. Paritë dhe Qeveria, por edhe Tirana, po ashtu!”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Stop aksioneve terroriste, fajtorët të përgjigjen!
SHBA, NATO, KFOR-i, BE, Qeveria dhe të gjitha partitë në Kosovë, pozitë e opozitë, duhet të dalin të gjitha bashkë me qëndrimin: Stop aksioneve terroriste në veri të Kosovës, stop provokimeve.
Vetëm ditëve të fundit, ka pasur sulm me granata dore në stacionin policor në Zveçan më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit, ndërsa natën e kaluar ndodhi edhe akti më i rëndë - rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër-Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime e bastisje. Furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht. Ky është një sulm kriminal dhe terrorist, që duhet të denohet nga të gjithë, por edhe të zbardhet sa më parë.
Qeveria serbe gjendet nën presion të madh, ndaj me siguri që mund të ketë provokime për të zhvendosur vëmendjen. Por Kosova nuk guxon në asnjë mënyrë të bëhet prapë viktimë e Vuçiqit dhe qarqeve kriminale, kudoqofshin ato!
Duhet të ndërpriten të gjitha rrugët e armatimeve ilegale. Serbia dhe Vuçiqi duhet të sanksionohen nëse janë fajtorë. BE dhe SHBA duhet të pozicionohen qartë. Paritë dhe Qeveria, por edhe Tirana, po ashtu!