Kurti: Po punohet me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë

Aktuale

Kurti: Po punohet me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 23:16
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se po punohet që t’u sigurohet furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për qytetarët e vendit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shpërndarë një video të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

E cila ka thënë se shpreson se së shpejti do të fillojë furnizimi me ujë së paku në disa prej komunave.

Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat