Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë shkrimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila njoftoi se për rikthehet gjendja me ujë pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.
Kurti ka thënë se prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC Kosova B.
Njoftimi i tij:
Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.
Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.
Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.