Njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë sot nga orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.
Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.
Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit.
Ndryshe, njësiti në fjalë aktivizohet zakonisht në rastet kur siguria cenohet nga grupet terroriste.