Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe njësitet emergjente për angazhimin në veri: S’ka kthim mbrapa

Aktuale

Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe njësitet emergjente për angazhimin në veri: S’ka kthim mbrapa

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka falenderuar pjesëtarët e sigurisë si ushtarët, policët, si dhe agjentët e AKI-së për punën e shkëlqyer që tha se po e bëjnë në mbrojtje të Kosovës.

Haradinaj tha përmes një video-mesazhi se angazhimi i të gjitha njësive emergjente dëshmon se Kosova është vend i sigurt. 

“Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta.

Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat