Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit rreth emblemës së gjetur të UÇK-së: Ata kanë harruar ta..
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur shqetësimin mbi praninë e emblemave të njësiteve ruse në mesin e armatimit të kapur në veri pas sulmit terrorist në Zubin Potok.
Ai në një konferencë për media sonte ka folur edhe për disa emblema të gjetura të UÇK-së në mesin e uniformave, e për të cilat tha se janë false.
Kurti: Harruan ta marrin emblemën për ta vendosur në vendin e shpërthimit
“Ne kemi treguar këto emblema që janë nga uniforma të ndryshme nga njësitë e Federatës Ruse. Kam parë se këtu ekziston edhe një nga UÇK. Është interesante se sot në konferencë për media në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiq tregon vetëm atë. Sipas mendimit tim ky është një flamur i rremë - begj fals.
Ata kanë harruar ta marrin atë begj dhe ta vendosin në kanalin e Ibër Lepencit. Si mund ta kuptojmë se ka gjithë këto begje këtu dhe ekziston edhe një i UÇK-së.
Ata deshën të kryejnë aktin terrorist e kriminal dhe të vendosin me atë rast një begj të tillë. Nuk e di ndryshe ta kuptoj ndryshe pse ishte aty. Për ne është shqetësuese se këto begje janë nga Federata e Rusisë”, ka thënë ai.
Rizvanolli pas aktit në Zubin Potok: Ky sulm e bëri të qartë se jemi të përgatitur të përballojmë kërcënime të tilla
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, e ka bërë të qartë se institucionet e Kosovës janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla.
“Ky sulm e bëri një gjë të qartë, institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla, duke siguruar që furnizimi me ujë dhe energji të rikthehet shpejt dhe pa pasoja për qytetarët”.
“Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën me ekspertë dhe me përkrahje të ministrisë për ta bërë të mundur sanimin afatgjatë të kanalit, ndërkohë që po e monitoron bashkë me MPB-në dhe institucionet e sigurisë 24 orë në ditë lokacionin ku ka ndodhur sulmi dhe rrjedhën e ujit aty për të siguruar që zgjidhja teknike emergjente që është bërë, është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjatë”, ka thënë ajo.
Gjatë ditës, Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë në zonat e prekura nga ky sulm po kthehet në normalitet.
Kurti: Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë në Ukrainë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin –Potokut të premten në mbrëmje duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
Kurti ka thënë se më 28 nëntor Rusia kreu sulme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Në një konferencë për media të dielën, Kurti tha dëshmi për këtë ndërlidhje është se në mesin e pajisjeve dhe armëve të konfiskuara nga policia janë edhe emblema të njësive speciale ruse.
“Qëllim ka qenë që një pjesë e madhe e vendit tonë në dhjetor të mbetet pa ujë, pa energji dhe pa komunikim. Ky sulm duket që ka ndërlidhje me sulmet masive ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës, sulme këto që ishin të orientuara pikërisht kundër infrastrukturës të energjisë në Ukrainë”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info.
Kurti tha se pasojat nga sulmi i të premtes do të ishin marramendëse nëse do të arrinte qëllimin e tij, ku mijëra qytetarë do të mbeteshin pa furnizim me ujë e energji.
Ai ka thënë se sulmi do të kishte pasoja edhe në ekonomi.
Kurti zbulon emblemat ruse që janë gjetur në veri gjatë bastisjeve të Policisë
Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potukut.
Ai në konferencën për gazetarë ka prezantuar emblemat ruse që janë gjetur gjatë kontrollove të Policisë në veri.
“Pra një numër i madh i emblemave nga Rusia, përveçse municion, armatim dhe uniforma dhe pajisje të tjera të cilat janë gjetur dhe sekuestrua”, tha Kurti para gazetarëve.
“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim i Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim”, tha Kurti.
Kurti: Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dalë në konferencë para pak minutash, ky ka dhënë detaje shtesë pas sulmit terrorist dy ditë më parë në veri.
Kurti ka akuzuar Serbinë se po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.
“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim I Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim.
Sipas Kurtit, Kosova është një shembull për rajonin për mënyrën se si i trajton komunitetet pakicë dhe jo shumicë dhe institucionet e saj demokratike.
“Liria dhe demokracia që mbizotërojnë, dëshmojnë përkushtimin tonë ndaj barazisë”, u shpreh ai.
Kurti: Pesha e pasojave të këtij sulmi po ta arrinte qëllimin do të ishte marramendëse
Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potukut.
“Për gjatë dy ditëve të fundit kemi marrë një sërë masash për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës kryesit e sulmit terrorist dhe kriminal dhe për të minimizuar dënimin në infrastrukturës e për të evidentuar dhe evituar çrregullimin e furnizimit me shërbimet bazë të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.
Pjesë nga fjalimi i Kurtit:
Pesha e pasojave të këtij sulmi po ta arrinte qëllimin do të ishte marramendëse. Ky sulm do të sillte dëme të riparueshme, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Ky sulm terrorist do të shkaktonte ndërprerje te energjisë elektrike, do të linte pa rrymë gjysmën e Kosovës dhe pa ngrohje një pjesë të Prishtinës.
Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Nis Konferenca Kurti-Rizvanolli për sulmin terrorist në Iber Lepenc
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministrja ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë nisur konferencën për medie për sulmin terrorist në Varagë të Zubin Potokut.
Kurti ka treguar për rrezikun që do t'i kanosej Kosovës dhe qytetarëve të saj nëse sulmi do të merrte përmasa më të mësha.
"Pesha e pasojave të këtij sulmi po të arrinte qëllimin e tij do të ishte me pasoja marramendëse", tha nes therash Kurti.