KRU ‘Mitrovica’ njofton se normalizohet gjendja e shpërndarjes së ujit

Aktuale

KRU ‘Mitrovica’ njofton se normalizohet gjendja e shpërndarjes së ujit

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica"njofton se është normalizuar gjendja e trajtimit dhe shpërndarjes së ujit, derisa po punohet me kapacitete normale të trajtimit dhe të përpunimit të ujit.

KRU ‘Mitrovica’, përmes rrjetit social ‘Facebook’ njofton se shpërndarja dhe furnizmi i ujit janë stabilizuar dhe janë kthyer në gjendjen normale të furnizimit.

Tutje, KRU ‘Mitrovica’ rekomandon qytetarët që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet, teksa sqaron se kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar, të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat e qytetarëve.

“Nga ana tjetër u sigurojmë se impiantet tona asnjëherë nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin, i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmonë vërtetohet në bazë të analizave fiziko – kimike  dhe bakteriologjike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat