Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen nga një vlerësim personal.
Ai ka njoftuar se në zgjedhjet qendrore ta mbështesë Ramush Haradinajn dhe ka kërkuar gjithashtu nga përkrahësit e tij ta bëjnë të njëjtën.
“Të dashur qytetarë nga gjithandej Kosovës. Faleminderit për interesimin tuaj për mua lidhur me zgjedhjet parlamentare të 09. 02.2025. Ju njoftoj se unë nuk jam në asnji listë kandidat për deputet në këto zgjedhje dhe se , unë ashtu siq kam deklaruar publikisht për zgjedhjet qendrore do ta mbështes RAMUSH HARADINAJ’N dhe kërkoj edhe nga të gjithë përkrahësit e mij që ta bëjnë një gjë të tillë.!! Burrërisht me Ramushin deri me 09 shkurt Pastaj kemi objektivat tjera.!! Respekt.!!”, shkroi Demaliaj.