Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Hoxha ka përmendur kryeministrin Albin Kurti.
Tutje, ajo ka përdorur një thënie të moçme shqiptare për të komentuar.
“Të gjitha shpërthimet e Albinit...
Fiju fiju fryn veriu...” – ka shkruar Hoxha.
E në lidhje me këtë status ka ironizuar avokati Tomë Gashi.
Duke shkruar që tashmë e dim kë ta votojmë nëse duam veriun e Kosovës ta bëjmë Serbi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nëse doni mos me pas asnjë problem në veri. E veriu i Kosovës me u bë Serbi , tani e dini cilat parti më 9 shkurt me i votu e me i forcu!