Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar sulmin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premtën në darkë.
Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller shkroi se do t’i mbështesin përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit. Për këtë, tha se Departamenti i Shtetit do t’i vlerësojë ofertat për mbështetjen në këtë përpjekje.
“E dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe i çmojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje”, shkroi ai.
We condemn the 11/29 attack on Kosovo’s water supply. We will support efforts to find and punish those responsible and appreciate all offers of support to that effort. Thanks to emergency workers and others including KFOR for restoring essential supplies. https://t.co/3SvlWuIDEM
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) December 1, 2024
Ai i falënderoi punonjësit e emergjencës dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in për rikthimin e furnizimeve thelbësore.
“Faleminderit punonjësve të emergjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”.
Ndërsa e lëshoi këtë deklaratë, Miller shpërndau postimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier për ngjarjen.