Reagon DASH për sulmin në Zubin Potok – vjen me një paralajmërim për përgjegjësit!

Aktuale

Reagon DASH për sulmin në Zubin Potok – vjen me një paralajmërim për përgjegjësit!

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 17:38
DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar sulmin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premtën në darkë.

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller shkroi se do t’i mbështesin përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit. Për këtë, tha se Departamenti i Shtetit do t’i vlerësojë ofertat për mbështetjen në këtë përpjekje.

E dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe i çmojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje”, shkroi ai.

Ai i falënderoi punonjësit e emergjencës dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in për rikthimin e furnizimeve thelbësore.

Faleminderit punonjësve të emergjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”.

Ndërsa e lëshoi këtë deklaratë, Miller shpërndau postimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat