Rizvanolli: Institucionet e Kosovës janë të përgatitura për të përballuar sulme ndaj infrastrukturës kritike

Aktuale

Rizvanolli: Institucionet e Kosovës janë të përgatitura për të përballuar sulme ndaj infrastrukturës kritike

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 18:55
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura për të përballuar sulme të tilla ndaj infrastrukturës kritike.

Ajo në konferencë të përbashkët me kryeministrin ka potencuar se, pavarësisht sulmit të 29 nëntorit ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit, furnizimi me ujë dhe energji u rikthye shpejt dhe pa pasoja për qytetarët.

Rizvanolli ka deklaruar se ndërmarrja Ibër-Lepenci, me mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, është duke punuar me ekspertë për të siguruar një sanim afatgjatë të kanalit.

Ky sulm e bëri një gjë të qartë, institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla, duke siguruar që furnizimi me ujë dhe energji të rikthehet shpejt dhe pa pasoja për qytetarët. Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën me ekspertë dhe me përkrahje të ministrisë për ta bërë të mundur sanimin afatgjatë të kanalit”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se përveç zgjidhjes teknike emergjente, lokacioni i sulmit po monitorohet 24 orë në ditë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë, për të garantuar që situata të jetë nën kontroll deri në implementimin e zgjidhjes përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat