Avokati serb befason me deklaratën: Vuçiq po i lë të lirë autorët e sulmeve terroriste në Kosovë

Aktuale

Avokati serb befason me deklaratën: Vuçiq po i lë të lirë autorët e sulmeve terroriste në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 19:57
Çedomir Stojkoviq

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq për deklarime të rreme mbi sulmet e orkestruara nga Serbia në Kosovë, duke thënë se Beogradi zyrtar derisa të mos arrestojë terroristët pjesëmarrës në këto sulme, përfshirë edhe rastin Banjska, do të akuzohet si shtet që mbështet terrorizmin.

Në një postim në rrjetin X, avokati i njohur serb ka thënë se Vuçiq nuk mund të arsyetohet se nuk qëndron prapa sulmit derisa terroristët si Milan Radoiçiq dhe dora e tij e djathtë Nemanja Radivojeviq- Gandi enden të lirë në Serbi.

Për terrorizmin duhet të ketë arrestim, gjyq, ekstradim dhe burgim për autorët – vetëm pastaj kur ta bëjë regjimi në Beograd - vetëm atëherë mund të thotë se nuk ka lidhje me të! Pas dy sulmeve të mëdha terroriste (2023, 2024) pas të cilave nuk arrestoi askënd, Serbia iu afrua rrezikshëm deri në pikën ku do të akuzohet si një vend që mbështet terrorizmin.

I bëj thirrje Aleksandar Vuçiq dhe autoriteteve shtetërore që të arrestojnë menjëherë të gjithë përgjegjësit! Mungesa e këtyre aktiviteteve jo vetëm që do të nxisë akte të reja terroriste, por do të çojë në izolim të mëtejshëm të vendit, i cili do të shënohet si një vend që mbështet sulme të tilla!”

Ndryshe, Serbia ka hedhur poshtë akuzat se qëndron prapa sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok. Pas sulmit në Banjska, presidenti Vuçiq ndaloi arrestimin e terroristit Milan Radojiçiq, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Nemanja Radivojeviq ka sulmuar me granata dore një stacion policor në Kosovë.

“Kushdo që kryen një akt dhune në Kosovë bëhet i lirë në Serbi”, ka përfunduar avokati Stojkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat