Tahiri: Sulmi terrorist një mendësi e errët e Serbisë

Aktuale

Tahiri: Sulmi terrorist një mendësi e errët e Serbisë

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 21:31
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se akti terrorist në Ibër-Lepenc është sponsoriuar ga në politikë anti-evriane dhe anti-amerikane për destabilizimin e rajonit.

Ai shtoi se akt terrorist është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor e instrumentalizon kriminelë dhe terroristë, thotë Tahri.

Sulmi i 29 nëntorit është një akt terrorist, i cili dëshmon se rrjeti i krimit dhe ai terrorist sponsorizohet nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane me qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe rajonit. Akti terrorist i mbrëmshëm është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor dhe instrumentalizon kriminelë dhe terroristë për të imponuar agjenda pro-ruse sipas udhëzimeve dhe strategjive që ndjek. Kushdo që nxit sulme të tilla duhet ta dijë se, ne si shtet dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë kapacitet të plotë të mbrojtjës së vendit tonë. Kosova nuk eksporton pasiguri dhe jostabilitet. Kjo është kultura jonë kombëtare dhe njerëzore, e cila nuk duron dhunën dhe aktet e shëmtuara si ai i mbrëmshëm”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Besnik Tahiri ka thënë se për këtë akt duhet një hetim i gjerë.

Një hetim i thellë duhet të ndodh shpejt në bashkërendim të plotë me institucionet e sigurisë së vendit dhe partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shkruar edhe për Qeverinë e Kosovës, ku ka thënë se ata që sfidojnë lidershipin amerikan duhet ta dinë se për aq kohë sa veprojnë në atë agjendë, janë duke i dhënë Serbisë një kapital politik dhe diplomatik

“Ndërsa në Kosovë, ata që sfidojnë lidershipin amerikan duhet ta dinë se, për aq kohë sa veprojnë në atë agjendë, janë duke i dhënë Serbisë një kapital politik dhe diplomatik, të cilin ajo e konverton lehtësisht në projekte dhe projeksione që godasin Kosovën drejtpërdrejt ose tërthorazi. Është koha për veprim, unitet, vendosmëri dhe maturi. Guximi i Kosovës nuk ka munguar kurrë, dhe historia dëshmon se asnjë kërcënim nuk mund ta thyejë atë”, ka thënë Tahiri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat