​Haradinaj: Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt

Aktuale

​Haradinaj: Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 22:11
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “Kosova të keqe e ka vetëm qeverinë” dhe se kryeministri aktual Albin Kurti “nuk e kupton se zgjidhja është anëtarësimi i shpejtë në NATO.”

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria do të ndërrohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë.

Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë. Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranoik", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat