Zyrtarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ajo shkruan se armiqtë e Kosovës janë jashtë Kosovës, ndërsa imagjinarët vetëm në mendjen e tij.
Ҫitaku thotë më tutje se nëse nuk mund ta mbështesni Thaҫin, lejeni rehat.
Postimi i plotë:
I nderuari Kryeministër,
Armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj.
Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në.
Ato vendime që janë në funksion të fuqizimit të Republikës i mbështesim edhe ne.
E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë.