Kurti para deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje
Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për qeverisjen e tij katërvjeçare.
Ai para tyre tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta, kanë qenë të mbushura me plot arritje,
“Sot qëndroj para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me përplot të arritura, dhe me më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar”, tha Kurti.
“Është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme e të gjithë qytetarëve, që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin njëkohësisht për një të ardhme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj, padyshim se kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje, mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësitë për të ardhmen, pa diskriminim e pa privilegje”.
Kurti: Krahasuar me vitin 2000, ekonomia është 7 herë më e lartë
Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas tij “ka qenë me plot të arritura”.
“Është e qartë se në Kosovë sot kemi një papunësi të zvogëluar”, tha ai ndër tjerash.
Kryeministri përmendi dyfishimin e buxhetit të shtetit prej kur ai u ul në karrigen e shefit të Qeverisë, ndërsa tha se Kosova është bërë “shembull i jashtëzakonshëm në botë” për ekonomi.
“Jemi shembull i jashtëzakonshëm në botë, ku ka një betejë të madhe për narracion se si zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik shkojnë bashkë”, tha Kurti.
Paraprakisht, ai tha se ekonomia është shtatë herë më e lartë tash sesa në vitin 2000, kur vendi sapo kishte dalë nga lufta shkatërruese me Serbinë.
“Në Kosovë e kemi dëshminë me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarisht krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort. Meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit. Natyrisht që s’krahasohemi me 1999-ën, për shkak të gjenocidit dhe shkatërrimeve të luftës. Le të krahasohemi me vitin 2020.. më falni, me vitin 2000, vitin e parë pas çlirimit. Pra, në vitin 2024, krahasuar me vitin 2000 është shtatë herë më e lartë ekonomia e vendit tonë. Ndërkaq krahasuar me vitin 2008,, kur është shpallë pavarësia, ekonomia është tri herë më e madhe sesa atëherë. E krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, është 50% më e madhe”, tha Kurti.
Qeverisja katërvjeçare e Qeverisë Kurti është tema e diskutimit që po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri: Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit
Shefi i GP të AAK Besnik Tahiri, tha se Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ballafaqohet me fakte me kritikat e opozitës për qeverisjen e tij.
“Kryeministër ky ballafaqim do të jetë me argumente, sot në presim që të ballafaqohesh me fakte dhe ti demantosh këto që thamë”, ka thënë ai.
Tahiri tha se kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen.
“Është qeveria më rekorde e shkeljes së Kushtetutës. 9 raste janë të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese si ligje antikushtetuese që qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtim të ekonomisë së lirë. Çështja e tretë lidhte me ambasadorin Martin Berishaj. Kryeministri duhet të ju tregoj se pse Kosova ka sanksione ende. Pse këmba e tij nuk ka shkelur në Pentagon. Kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen, e si është e mundur që as një rrugë që ka nisur të mos përfundoj. Ku është Fondi Sovran, ku është Banka Zhvillimore për Bujqit, ku është punësimi përveç ikja në emigrim, ku është lufta për drejtësi dhe korrupsion”, tha ai në seancë.
Fillon seanca plenare për katër vjet qeverisje
Ka nisur punimet seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet rreth projekt-Rezolutës për katër vjet qeverisje.
Shefi i grupit parlajmentar të AAK-së fillimisht ka bërë prezantimin e kësaj projekt-rezolute,