Çun Lajçi flet për presidentin Rugova dhe lavdëron idetë e tij – ka një mesazh të fuqishëm për partitë politike!

Aktuale

Çun Lajçi flet për presidentin Rugova dhe lavdëron idetë e tij – ka një mesazh të fuqishëm për partitë politike!

Nga: M.H. Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 09:37
Çun Lajçi

Data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai sot do të mbushte plot 80 vjet.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërrcë të Istogut, ndërsa vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61-vjeçare.

Ish-presidenti Rugova kujtohet me lavdi e krenari, veçanërisht për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, e cila unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike.

E në lidhje me këtë datë historike ka shkruar aktori shqiptar Çun Lajçi.

Ai tregon për dashnin që ka pasur për presidentin Rugovën dhe recitimin në akademitë që i organizonte për datat e randësishme e për veprimtarët e çështjes kombëtare, dhe vazhdoj t’ia dua idetë deri sa të vdes, përcjell “Bota sot”.

“Jo unë sytë mos ja pafsha as VV-së, as PDK-së, as LDK-së dhe as AAK-së, por njefsha mirë për liderin që nuk e vjedhë shtetin dhe nuk i shkon Radojçiqit natën për ditëlindje, por kujdeset për tansinë teritoriale të shtetit t’vet”, shkruan tutje aktori.

Gjithashtu ai thotë që për liderët që gabojnë nuk i kursej kritikat.

Postimi i plotë

Rugovas

Kam harrua t’ia kthej njenit nga Kuçishta përgjigjën:

E kam dashtë Ibrahim Rugovën, deri n’vdekje kam recitua n’akademitë që i organizonte për datat e randësishme e për veprimtarët e çështjes kombëtare, dhe vazhdoj t’ia dua idetë deri sa të vdes, por: kurrë, ama bash kurrë s’kam aderu në ndonji parti (siç keni ba ju, tue u shetitë herë të njena herë të tjetra, si n’kangën, ”dola n’bashqe me shetitë”, dhe çka asht edhe ma e zeza ju shkruani: - “e po ti po shkon kah po frynë era”!

Jo unë sytë mos ja pafsha as VV-së, as PDK-së, as LDK-së dhe as AAK-së, por njefsha mirë për liderin që nuk e vjedhë shtetin dhe nuk i shkon Radojçiqit natën për ditëlindje, por kujdeset për tansinë teritoriale të shtetit t’vet!

Unë jam i lirë si n’mendime si n’shkrime dhe kurrë nuk shkruej pa gabue liderët ose pa ba punë t’mirë për Kosovën. Aty nuk e kursej as fjalën as zemrën, sepse jam vetëm i popullit dhe kurrë i partive e i liderve!

Por, hakun s’ia ha asnjenit, se jam rritë me kaçakun Ali Rexha dhe me Lahutën e Malsisë!

Cyrih, 02.12.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat