Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Aktuale

Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 10:58
Avio Orav

Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc, dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Orav nuk tha asgjë më tepër për mediat, vetëm se thirrja e Borrellit ishte e qartë, dhe se bashkë me komunitetin ndërkombëtar u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin e të premtes mbrëma.

“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma.

Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat